Nga dronët, te rezervimi online i shezlongëve në plazhe, ja sugjerimet e ish-ministres Harito për Ramën dhe Blendi Gonxhjan

Ish-ministrja e Teknologjisë dhe Inovacionit Milena Harito ka bërë disa sugjerime në lidhje me propozimet e kryeministrit Edi Rama sa i takon mbarëvatjes dhe masave ndaj turizmit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Harito thekson se 10 dronë janë të mbajftueshëm për të monitoruar në kohë reale numrin e shezlongëve në plazhet e vendit, si dhe kapacitetin e mundshëm.

REAGIMI I HARITOS
Meqënëse ta njoh si kapacitetin e imagjinatës ashtu edhe fuqinë e talentin e rrallë për të zbatuar, Blendi Gonxhja po i lejoj vetes një sugjerim mbi pikën 2 të përmendur nga kryeministri Edi Rama
1- 10 dronë mjaftojnë për të kontrolluar në kohë reale numrin e shezlongëve versus kapacitetit të lejuar në gjithë plazhet e Shqipërisë
2- shoqëruar me një sistem të përqendruar rezervimi online të shezlongeve, i cili ka disa efekte pozitive: mbledh taksa, verifikon mbushjen e shezlongeve (do përpiqen sigurisht ta anashkalojne duke i dhënë dorazi në cash, por duke lidhur mbushjen/taksat e sezonit me numrin e shezllongëve që lejon vitin e ardhshëm ndryshon qasja krejt), turisti krahason dhe çmimet.
3- rezervim me orare se as të huaj e as shqiptarë nuk zdërhallen më 10 orë në plazh. Edhe operatorët e shezllongjeve fitojnë më shumë, edhe shezllongje vendosin më pak, edhe turistët paguajnë për aq sa ju duhet.
Plagë e madhe shezllongët të cilët edhe në pik të sezonit nuk mbushen kurrë më tepër se 50-60% asgjëkundi. Por shëmtojnë e shkatërrojnë natyrën e hapësirën publike.
Ku rrihet për bukuri me peshqir si vaftit.
Detyrimin për mbajtjen pastër të dyfishit të hapësirës që zenë duhet ta kenë me se s’bën. Mirela Kumbaro Furxhi
———-
2. Ndër të gjitha pritshmëritë, më e padiskutueshmja është rishikimi i mëtejshëm i formulës së administrimit të plazheve, ku më mbizotëruesja është nevoja jo vetëm për më shumë hapësira publike, po edhe për një shfrytëzim shumë më të përgjegjshëm të hapësirave të administruara nga subjektet private.

()

Arena e Lajmit

Nga dronët, te rezervimi online i shezlongëve në plazhe, ja sugjerimet e ish-ministres Harito për Ramën dhe Blendi Gonxhjan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook