Futbollsiti i njohur Alvaro Morata njoftoi pak ditë më parë ndarjen nga partnerja e tij Alice Campellos me të cilën ka katër fëmijë.
Mirëpo burime për revista Spanjolle ‘Hola’ kanë thënë se ditët e fundit ish-çifti ka qenë humë i afërt me njëri tjetrin.
“Gjithçka është më e qetë, ata flasin çdo ditë dhe pozicionet e tyre po afrohen më shumë. Prioriteti i tyre janë katër fëmijët e tyre”, tha një burim.
Dhe pastaj tjetri shtoi: “Të dy janë shumë të rinj dhe tani, nga larg, shohin gjithçka më qartë dhe kuptojnë njëri-tjetrin pak më shumë”.
Alice megjithatë ka vendosur të qëndrojë në Madrid për të mos destabilizuar fëmijët sepse ajo dëshiron qetësi.
Distanca,ajo në Spanjë, ai në Milano mund të jetë e rëndësishme për të vlerësuar martesën dhe për të kuptuar se çfarë ndodhi.”
Mesa duket njoftimi i futbollistit për ndarjen ka qenë i “ngutshëm”.
Disa thonë se ka një person të tretë në këtë mes, por që u mohua nga të dy palët.
Përveç tradhtive të supozuara, ditët e fundit temë diskutimi ka qenë edhe prania e Moratas në Raya, aplikacioni ekskluziv i takimeve që përdoret gjerësisht nga të famshmit.
Tani për tani nuk ka pajtim, por në të ardhmen gjithçka është e mundur.