Përplasen dy makina në aksin “Korçë-Maliq”, plagosen 3 persona

Tre persona, pasagjerë në një automjet tip “Hyundai” janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi në aksin Korçë-Maliq, raportoi për Arena e Lajmit gazetarja Lorena Kodra.

Referuar një informacioni zyrtar nga policia, pasagjerët e plagosur janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Çiflig, ku automjeti “Huyndai” u përplas me automjetin tip “Honda”.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Çiflig, automjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin R. A. është përplasur me automjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. K.

Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjere të automjetit tip “Hyundai”, të cilat janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

Përplasen dy makina në aksin “Korçë-Maliq”, plagosen 3 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook