Saga e vrasjeve, nga vrasja e Aleksandër Sadikajt te arrestimi i Andrew Bode/ Gazetari zbardh detajet mbi përplasjet mes miqve të kthyer në armiq

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” në News24, duke folur te arrestimet më të fundit lidhur me vrasjen e Edmond Papës, tha se Andrew Bode është shpallur në kërkim rreth 3 javë pas vrasjes së Papës. Gazetari tha se gjithashtu është arrestuar edhe Albano Velo.

Çelmeta tha se Bode u arrestua në Memaliaj në banesën e Julian Kalemit.

Gazetari ka zbuluar detaje se Bode cilësohet si ekzekutor i Edmond Papës, ndërsa ishte mik i Aleksandër Sadikajt.

Çelmeta ka bërë një kronologji të të gjitha ngjarjeve që kanë çuar në përplasjen mes anëtarëve të të njëjtit grupim kriminal.

“Andrew Bode, sëbashku me Julian Kalemin dhe pjesëtarë të fisit të Aleksandër Sadikajt kanë organizuar vrasjen e Edmond Papës.

Dyshohet se ata ishin pjesëtarë të një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndës narkotike në Greqi. Konflikti ka ndodhur për humbjen e një sasie prej 700 kg lënde narkotike, moment që shënoi edhe përçarjen e grupit kriminal”, tha Çelmeta.

Në vijim, ai përmendi humbjen në vitin 2022 të një ngarkese tjetër prej gati 100 kg lëndë narkotike, ngjarje që u pasua me vrasjen në qershor të 2022 të Aleksandër Sadikajt.

“Para se të ndodhte kjo vrasje, Sadikaj kishte shkuar në hotelin e Edmond Papës, ndërsa makinën e kishte çuar në servisin e dajës së Papës.

Ndodhi vrasja e Aleksandër Sadikajt, më pas kemi vrasjen e Edmond Papës, dhe që vijoi me vrasjen e dy shqiptarëve në Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.

Më pas i bëhet atentat Adriatik (Andrea) Kalemit në Greqi ku ndodhej me familjen, i cili shpëtoi. Një tjetër atentat iu në burgun e Koridhalos, ku u qëllua me thikë, por fatmirësisht shpëtoi sërisht.

Më pas saga vijoi me atentatin në Tiranë ndaj Zamir Kalemit, i cili shpëtoi. Më pas në 20 korrik, vritet Shyqyri Kalemi. Dhe dyshohet që kjo vrasje është porositur nga Dubai dhe është një shenjë hakmarrjeje ndaj djemve të tij”, tha gazetari Çelmeta.

Ai tha se dyshohet se Andrew Bode ka ardhur në Shqipëri për të mbështetur vëllezërit Kalemi në të gjithë këtë sagë vrasjesh dhe përplasjesh.

Gazetari tha se i gjithë konflikti ka lidhje me pazaret e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

“Dikur kanë qenë miq dhe janë kthyer në armiq të përbetuar, që janë pasuar me vrasjet dhe atentatet”, tha gazetari Çelmeta.

Arena e Lajmit

Saga e vrasjeve, nga vrasja e Aleksandër Sadikajt te arrestimi i Andrew Bode/ Gazetari zbardh detajet mbi përplasjet mes miqve të kthyer në armiq

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook