VIDEO/ Humbën rrugën në zonën malore, shpëtohen dy turistet çeke në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë ofruar ndihmë për dy turiste çeke që kishin humbur rrugën gjatë një ekskursioni në një zonë malore mbi fshatin Nivicë.

Sot, rreth pasdites, policia u informua se dy shtetase çeke kishin humbur rrugën në vendin e quajtur “Kërkëz,” një zonë malore me terren të vështirë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë filluan një operacion të organizuar për të ndihmuar turistet.

Pas disa orësh kërkimi në kushte të vështira dhe me një distancë të madhe nga zonat e arritshme me automjete, forcat e policisë arritën të lokalizojnë turistet.

Sipas raportimeve, të dyja shtetaset ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pësuar dëmtime gjatë qëndrimit të tyre në natyrë.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Humbën rrugën në zonën malore, shpëtohen dy turistet çeke në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook