Analiza/ Meritat e Flick, një lider mes dëmtimesh dhe problemesh

Ky sezon i parë i Hansi Flik në stolin e Barcelonës ka nisur mjaft mirë në fushë. Tri ndeshje dhe po kaq fitore në La Liga.flikPor, nëse skuadra është përgjigjur mjaft mirë në fushë, këto muaj të parë të punës së tij janë shoqëruar me tronditje, pengesa, dëmtime dhe probleme që po ia vështirësojnë jetën. E megjithatë, trajneri gjerman e ka vendosur Barçën në krye të renditjes në La Liga. Suksesi më i fundit ishte në Madrid kundër Vajekanos, një fitore me një kosto të madhe. Lajmi i keq i fundit ka qenë, pa dyshim, dëmtimi i rëndë i mesfushorit Mark Bernal, i cili ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit dhe ka mbyllur sezonin.

T’i kthehemi Flikut. Që nga ardhja e tij, trajneri gjerman ka qenë i qartë se formimi i skuadrës nuk është ndikuar vetëm nga kushtet ekonomike, por edhe nga mungesat e shumta, me lojtarë që i ka gjetur në infermieri dhe nga të tjerë që janë dëmtuar në këto javë të para të sezonit, përfshirë dhe fazën përgatitore. Kur mbërriti Flik, Ronald Arauho sapo ishte dëmtuar për katër muaj në “Copa América” dhe De Jong nuk mori pjesë në “Euro 2024” me Holandën. Dyshimet për holandezin qëndrojnë, sepse nuk është ende e qartë se kur do të kthehet. Tre ditë pas stërvitjes, Ansu Fati u lëndua sërish dhe vetëm evolucioni i tij do të shënojë rikthimin e tij. I përfshirë në garë, trajneri zbuloi se Kristensen nuk është gati të luajë 90 minuta. Dëmtimet nuk kanë qenë shqetësimi i vetëm për trajnerin e Barçës. Një nga afrimet më të rëndësishme në verë Dani Olmo nuk luajti në dy takimet e para dhe vetëm prej dëmtimit të Kristensen, ai mundi të federohej dhe të shpërthente kundër Vajekanos të martën në mbrëmje.

Në çdo rast, për t’i lënë vend atij, Gyndoanit i është dashur të largohet nga Barça vetëm një vit pas mbërritjes së tij. Një largim i paimagjinueshëm kur vetëm një vit më parë ai ishte një shtyllë themelore në ringritjen e ekipit. Kësaj duhet t’i shtojmë mungesën e Fermin Lopez në Lojërat Olimpike dhe problemet në forcimin e duhur të ekipit. Problemi në anën e djathtë është evident. Kanselo do të luajë në Arabinë Saudite, kështu që tani Kunde, i cili normalisht luan në qendër, do të duhet të zërë një pozicion në të cilin nuk ndihet rehat dhe, mbi të, ai nuk ka një zëvendësues të qartë. Plani për të sjellë Niko Uilliams gjithashtu ka dështuar. Por pavarësisht të gjitha këtyre, për momentin Flik e ka nisur me 100% fitore.

Arena e Lajmit

Analiza/ Meritat e Flick, një lider mes dëmtimesh dhe problemesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook