Eksportimi i mbetjeve toksike/ “Balluku u përpoq të distancohet nga përgjegjësia”, Preçi: Nuk ka transparencë mbi mbetjet e prodhuara nga Kurum

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, ka hedhur dritë mbi skandalin e fundit që ka tronditur Shqipërinë, transporti i mbetjeve toksike nga Shqipëria në Tajlandë.

Në një intervistë për News24, Preçi ka theksuar papërgjegjshmërinë e institucioneve dhe rreziqet serioze që ky rast ka për shëndetin publik dhe financat e vendit mes të tjerash.

Preçi ka akuzuar Ministrinë e Mjedisit dhe Ministrinë e Infrastrukturës për shkelje të ligjit dhe mosfunksionim të duhur në lëshimin e licencave për transportin e mbetjeve.

“Dëshmia e këtij skandali është rrëqethëse dhe tregon papërgjegjshmërinë e institucioneve që janë të ngarkuara për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik,” ka deklaruar ai. Ai ka kritikuar Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila sipas tij është përpjekur për të distancuar veten nga përgjegjësitë dhe për të lënë problemin në nivele teknike dhe administrative.

Preçi ka theksuar se ndonëse kompania Kurum është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Elbasan, ende mungon transparenca në raportet mbi mbetjet dhe analizat e rrezikut.

“Nuk ka asnjë raport zyrtar mbi mbetjet që krijohen dhe çfarë ndodh me to,” ka shtuar ai. Sipas tij, zhvillimet në industrinë e ndërtimit kanë bërë që një pjesë e konsiderueshme e financave nga këto investime të përfundojnë në duart e Kurum, si një prej furnizuesve kryesorë të hekurit, ndërkohë që mungojnë raportet e nevojshme transparente për menaxhimin e mbetjeve të krijuara nga kompania.

Preçi ka shprehur shpresën se përfshirja e OLAF në hetime do të sjellë dritë në këtë çështje dhe do të ndihmojë në zbardhjen e të vërtetës. Ai ka theksuar se është e domosdoshme që Shqipëria të rrisë transparencën dhe të respektojë konventat ndërkombëtare që lidhen me menaxhimin e mbetjeve.

Arena e Lajmit

Eksportimi i mbetjeve toksike/ “Balluku u përpoq të distancohet nga përgjegjësia”, Preçi: Nuk ka transparencë mbi mbetjet e prodhuara nga Kurum

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook