I mori borxh mjekut 50 mijë euro, i vodhi në shtëpi edhe 15 mijë të tjera. Detaje nga grabitja në Tiranë, si u fut në banesën e mikut të tij 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, i identifikuar si Olsi Bibollari është arrestuar në Tiranë për vjedhjen e një shume prej 15 mijë eurosh në një banesën e një miku të tij në zonën e “Komunës së Parisit”, me profesion doktor.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur me 25 gusht, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të vjedhura, një automjet, dhe veshje të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Banesa në të cilën 38-vjeçari ka vjedhur shumën e eurove, mësohet se është e mjekut Eqerem Hasani, i cili është edhe shefi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT. 38-vjeçari dhe mjeku kanë pasur lidhje miqësore, ku para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.

Por, pasi janë takuar, doktori ka harruar çelësin e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro.

Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera, është identifikuar se autor i vjedhjes është Olsi Bibollari.

()

Arena e Lajmit

I mori borxh mjekut 50 mijë euro, i vodhi në shtëpi edhe 15 mijë të tjera. Detaje nga grabitja në Tiranë, si u fut në banesën e mikut të tij 38-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook