LIVE/ Fillon shorti, emocione të mëdha në Champions

Merr jetë Champions League, teksa në Montecarlo po hidhet shorti, ku do të aplikohet për herë të parë formati i ri, në të cilin faza e grupeve do të përbëhet nga 36 skuadra.

36 ekipet do të jenë të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup.  Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti i ditës së enjte.

Një veçori e re do të jetë se kush eliminohet nuk kalon në kupat e tjera. Deri në finalen e vetme do të luhet me sistem vajtje-ardhje e nuk do të ketë short tjetër përveç atij të ditës së enjte.

Vazo e parë: Real Madrid , Manchester City, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Barcelona.

Vazo e dytë: Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, Club Brugge, Shakhtar Donetsk, Milan.

Vazo e tretë: Feyenoord, Sporting Lisbon, PSV Eindhoven, Red Bull Salzburg, Young Boys, Celtic, Dinamo Zagreb, Lille, Crvena Zvezda.

Vazo e katërt: Monaco, Sparta Pragë, Aston Villa, Bologna, Girona, Shtutgart, Sturm Graz, Brest, Slovan Bratislava.

Arena e Lajmit

LIVE/ Fillon shorti, emocione të mëdha në Champions

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook