Merkato, e ardhmja e Brojës, shuhen dilemat për yllin kuqezi?

Sulmuesi i Chelseat, Armando Broja, mund të qëndrojë te skuadra londineze. Ky është lajmi që vjen së fundmi, sa i takon të ardhmes së futbollistit kuqezi. Broja ka nevojë për një periudhë rikuperimi pas dëmtimit të  pësuar në stërvitje gjatë turneut para-sezonal në Shtetet e Bashkuara.

Ylli kuqezi shënoi dy gola në 19 paraqitje për Chelsean sezonin e kaluar përpara se të kalonte gjysmën e dytë të sezonit si huazim te Fulham. Gjasat janë që lojtari të qëndrojë te Chelsea  deri në janar përpara se të kërkojë një lëvizje kur të jetë plotësisht në formë. Gjatë periudhës së fundit, ai është kërkuar nga Ipswich Town.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Merkato, e ardhmja e Brojës, shuhen dilemat për yllin kuqezi?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook