Nis përgatitjet anti-Elbasani, Erjon Xhafa drejton seancën e parë te Dinamo

Blutë nisën dje përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Elbasanin, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit.

Seanca e djeshme u zhvillua gjatë paradites në kompleksin e Arbanës, nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm, Erjon Xhafa. Pas humbjes me Bylisin, kryeqytetasit vendosën që të spostojnë trajnerin Dritan Mehmeti për shkak të rezultateve të dobëta, duke e kaluar atë te ekipi U-21.

Mehmeti ishte i pranishëm dje paradite në qendrën stërvitore të Dinamos. Për momentin skuadra i është besuar Xhafës, i cili me shumë gjasa do ta drejtojë atë edhe të dielën në “Elbasan Arena”.

Grupi i lojtarëve pritej në fakt që të ishte më i plotë këtë herë, por mesfushori Klevi Qefalija është sërish në dyshim, me pak shanse për të luajtur ndaj Elbasanit. Ai ka munguar për shkak të një dëmtimi në kavilje kundër Egnatias dhe Bylisit në dy javët e para. Ekipit mund t’i bashkohet ndoshta ndonjë përforcimi i fundit për të dielën, por pak mundësi ka që të jetë i gatshëm për të luajtur.

Arena e Lajmit

Nis përgatitjet anti-Elbasani, Erjon Xhafa drejton seancën e parë te Dinamo

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook