Paralajmëron Këlliçi: PD nuk do të ndalet, para drejtësisë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës deklaroi se demokratët nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre e dërgimit para përgjegjësisë të abuzuesve të inceneratorit të Tiranës.

Ai tha se të enjten që vjen opozita do të protestojë sërish.

“Njësitë administrative në Tiranë, fshatrat dhe kryeqyteti është i tejmbushur nga plehrat. Në këtë vend nuk ka drejtësi. Përherë kam qenë nga më të moderuarit për të folur për SPAK-un. Por duhet të themi disa të vërteta. Altin Dumani u shpreh se disa krime janë krime intelektuale. Në mars të 20170ës Veliaj i hapi rrugë koncensionarit 30 vjeçar të inceneratorit të Tiranës. Faktet janë flagrante për përfshirjen e Veliajt në vjedhjen e shekullit. Të enjten tjetër do të jemi sërish këtu për të protestuar për këtë vjedhje të paprecedentë, në orën 11. Vjedhjes së inceneratorëve PD do t’i shkojë deri në fund. Pa dalë përgjegjësia e personave që kanë firmosur për këto afera, nuk do të tërhiqemi!”, tha ai.

()

Arena e Lajmit

Paralajmëron Këlliçi: PD nuk do të ndalet, para drejtësisë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook