Tjetër aksident në Vlorë mbrëmjen e sotme, teksa në Lungomare një motor është përplasur nga një makinë.
Në vendin e ngjarjes duket drejtuesi i motorit që po merr ndihmën e parë nga kalimtarë të rastit.
Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit.
Kujtojmë që pak minuta më parë, si pasojë e një aksidenti në qytetin bregdetar, mbetën të lënduar tre persona.