Trippier e “mbyll” rrugëtimin me kombëtaren e “Tre Luanëve”: Kemi arritur 2 finale, në të ardhmen kjo skuadër do të fitojë trofe të rëndësishëm

Një tjetër futbollist i rëndësishëm i largohet Anglisë.

Kieran Trippier i thotë lamtumirë kombëtares angleze: e bëri të ditur Federata Britanike e Futbollit dhe vetë lojtari gjatë ditës së sotme. Ja postimi me të cilin lojtari i dha lamtumirën kombëtares dhe falënderoi stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët: “Nuk e kam menduar kurrë që si djalë i ri nga Bury të luaja për vendin tim, aq më pak të bëj 54 paraqitje. Një nga nderimet më të mëdha të jetës sime për të përfaqësuar vendin tim në 4 turnetë e mëdhenj, dua të them një falenderim të madh për Gareth Southgate dhe të gjithë stafin që ka punuar me ekipin e Anglisë për besimin që kanë dhënë tek unë gjatë viteve”.

“Faleminderit të gjithë shokëve të mi. Ne patëm momente shumë të veçanta duke arritur në 2 finale të Euros dhe një gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe jam i sigurt se në të ardhmen ky grup lojtarësh do të fitojë një turne madhor. Dua t’i uroj Lee, stafit stërvitor dhe ekipit çdo të mirë për të ardhmen. Dhe në fund një falenderim i madh për të gjithë tifozët e Anglisë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme duke udhëtuar në të gjithë botën për të na mbështetur dhe për të na ndihmuar të kalojmë periudha të vështira”.

Arena e Lajmit

Trippier e “mbyll” rrugëtimin me kombëtaren e “Tre Luanëve”: Kemi arritur 2 finale, në të ardhmen kjo skuadër do të fitojë trofe të rëndësishëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook