A ka komunikim mes liderëve në Shqipëri dhe Kosovë? Zyra e Shtypit të Presidencës shuan aludimet: Ka raporte të ngushta me…

Nisma e qeverisë së Kosovës për të rihapur urën e Ibrit ka ngjallur reagime diplomatike ndaj kreut të qeverisë Albin Kurti.

Sot, disa media në Kosovë raportuan se liderët nga Kosova, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, nuk po komunikojnë me autoritetet shqiptare, si Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.

E pyetur në lidhje me këtë, Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj tha se, “kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë”, shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Kohët e fundit, Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kosovën, ku u prit nga homologia Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, dhe figura të tjera të rëndësishme politike të Republikës së Kosovës.

Arena e Lajmit

A ka komunikim mes liderëve në Shqipëri dhe Kosovë? Zyra e Shtypit të Presidencës shuan aludimet: Ka raporte të ngushta me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook