Fabrika elitare ku prodhohet birra e parë shqiptare “Birra Korça” është shëndrruar në një pol të rëndësishëm të qytetit juglindor, e frekuentuar dhe e vizituar në çdo stinë të vitit.
Vizitorët e radhës në gjigandin teknologjik ishin artistët më të mirë të skenës shqiptare të cilët marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të komedisë Koko Fest që po zhvillohet këto ditë në Korçë.
Historia e gjatë e fabrikës së birrës së parë shqiptare prej gati një shekulli, rikonstruksioni i saj dhe investimi aq i kujdesshëm me aparaturat bashkëkohore lanë të impresionuar artistët shqiptarë të cilët përgëzuan Hysenbelliu Group dhe shijuan birrën e sapoprodhuar me cilësi të shkëlqyer e unike.
Aktorët e skenës shqiptare pas vizitës së fabrikës u ndalën edhe tek shtëpia e Birra Korça aty ku falë ambjentit të bukur e familjar kaluan momente të paharrueshme duke shijuar gatimet tradicionale të zonës shoqëruar me birrën e freskët dhe shijen më të re që është lançuar së fundmi në treg, Gold by Korça.
Fabrika e Birra Korça, birrës së parë shqiptare është bërë ndalesë e rëndësishme për turistët që vizitojnë qytetin juglindor duke e shndërruar kështu në një nga atraksionet më të vyera që ia rrit vlerat qytetit.
()