Banorët e rrethit të Krujës kanë thënë se të hënën në orën 16:45 minuta do të protestojnë te parlamenti.
Ata thanë se të martën në orën 18:00 do të protestojnë në aksin rrugor Thumanë-Kashar.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se banorët kanë nënshkruar edhe një kallëzim.
Ata kanë thënë se do të kallëzojnë në SPAK Belinda Ballukun dhe ARRSH-në. Banorët kërkojnë hyrje-dalje në autostradë.
(Arena e Lajmit)