E rëndë në Maliq/ Babai denoncon 68-vjeçarin: Më ngacmoi vajzën në kënd lojërash

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së enjtes në një fshat të Maliqit. Nga burime bëhet e ditur se një 68-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia shpjegon se ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici ndërkohë sipas deklarimeve ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash në afërsi të shkollës së fshatit. Veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur (që dyshohet të ketë tentuar ta zhveshë) i ka parë një banore tjetër e zonës e cila e ka larguar menjëherë vajzën nga vendngjarja.

Mësohet se i moshuari me inicialet P.L., jeton vetëm në po të njëjtin fshat pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit. Policia ndërkohë po heton rastin ndërkohë që 68-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

Arena e Lajmit

E rëndë në Maliq/ Babai denoncon 68-vjeçarin: Më ngacmoi vajzën në kënd lojërash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook