Rama takon Vuçiçin në Pragë, dalin fotot nga darka me liderët e BE

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u takuan mbrëmë në Pragë gjatë darkës së organizuar për liderët në kuadër të punimeve të samitit vjetor GLOBSEC.

Në fotot e shpërndara nga Vuçiç, shfaqen momentet nga darka e përbashkët me Kryeministrin Rama dhe persona të tjerë, ku dy liderët ballkanikë shfaqen ulur krah njëri-tjetrit.

Krahas fotografive të postuara Vuçiç është shprehur se në samitin e Pragës do të diskutohen çështje si stabiliteti global dhe zhvillimi teknologjik, ndërsa ka shtuar se Serbia do të përfshihet në dialogun me qëllim krijimin e një të ardhmeje më të begatë.

Arena e Lajmit

Rama takon Vuçiçin në Pragë, dalin fotot nga darka me liderët e BE

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook