Ervin Zeneli është i riu i cili u arrestua nga blutë e Sarandës mesditën e së premtes.
Sipas policisë ai posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë.
Ndërkohë që gjatë operacionit u sekuestruan 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Finalizohet operacioni policor “Parts 26”, vihet në pranga një 33-vjeçar, i cili posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë. Sekuestrohen 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Ervin Zeneli, i cili posedonte në banesë, lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në doza, në lokalet e natës në Sarandë. Sekuestrohen 80 doza kokaine, 2 peshore elektronike dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.