Pamjet që shihni tregojnë Andrew Bode, autor i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Ky i fundit u vra në zonën e Selitës në vitin 2022.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për se Bode ka dalë sot para gjykatës së Tiranës, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë. Siç shihet nga pamjet, Bode i shmanget mediave teksa ndodhet pas kafazit prej xhami.