Duke nisur nga dje kundër Atalantës, edhe pse pa shënuar gol, sulmuesi dhe kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ishte sërish një nga protagonistët e fitores së pastër 4-0 ndaj Atalantës.
“I lumtur që jam kthyer duke luajtur në shtëpi. Vazhdoni kështu, bravo djema”, tha Toro, i cili kishte humbur ndeshjen e parë në shtëpi kundër Leçes për shkak të lëndimi.
Lautaro ishte një nga më të mirët për zikaltërit në sezonin e kaluar, duke ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.
(J.S/)