Kiara Tito do të zëvendësojë Xhemi Shehun si moderatore e “Portokalli”

Pak ditë më parë u njoftua nga TCH se Xhemi Shehu dhe Jul Deda do të jenë dy moderatorët e rinj të “Fiks Fare”.

Duke qenë se Xhemi Shehu do të jetë tashmë çdo mbrëmje në transmetim në “Fiks Fare”, vendi i saj si moderatore e “Portokalli” mbetet i lirë.

Burime për Vip Magazine kanë konfirmuar se vendin e Xhemit në Portokalli do ta zërë Kiara Tito.

Moderatorja është përfolur edhe për disa programe të tjera në Shqipëri dhe Kosovë, megjithatë kete sezon do ta shohim në siglën e spektaklit të humorit.

Nuk dihet kush do të jetë krah saj në drejtimin e Portokalli, duke qenë se programe të shumta në Top Channel, po vijnë me risi duke ndryshuar edhe moderatoret që shfaqeshin prej vitesh në programe të caktuara!

Kiara Tito do të zëvendësojë Xhemi Shehun si moderatore e “Portokalli”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook