U shpreh se Shqipëria ka inate ndaj Kosovës! Reperi Noizy reagon ashpër ndaj Osman Azemit

Reperi i njohur Noizy ka bërë një reagim të ashpër në rrjetin e tij Instagram lidhur me deklaratën që aktori i njohur Osman Azemi ka bërë në një intervistë.

I ftuar në emisionin ‘Kosova Today’, Azemi është shprehur se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, duke përmendur se nuk kanë emra të dëshmuar si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri.

Mirëpo kjo deklaratë nuk ështe pritur mirë nga Noizy i cili i është i kthyer keq aktorit duke i thënë se ky është një provokim i cili synon përçarjen mes dy shteteve.

“Kjo video shkon për Osman Agaun, o aga, ndërroje mallin o aga, merre pak më të butë. Po nuk e ka zili vëllai vëllain more aga. O Osman, ndërroje mallin, ndërroje edhe emrin,- është shprehur reperi teksa ka vënë edhe një përshkrim mbi videon në të cilin thuhej: “Paske pi i çikë o jetë, me bo me t’dëgju gjyshi tu fol e kish nem babain tënd o Osman.”

U shpreh se Shqipëria ka inate ndaj Kosovës! Reperi Noizy reagon ashpër ndaj Osman Azemit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook