VIDEO/ Me kapuç në kokë, ja momenti kur autori i vë flakën lëndës plasëse në agjencinë e funeralit në Shkodër

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një person i maskuar, me kapuç në kokë, i vë flakën dhe hedh në erë me lëndë plasëse derën e një agjencie funerali në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 29 gusht. Autori dyshohet se është një 35-vjeçar, i cili po kërkohet nga policia.

NJOFTIMI I POLICISE
Zbardhet ngjarja e ndodhur në lagjen “Skenderbeg” në oret e para të mëngjesit të datës 29.08.2024. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35-vjeçari që dyshohet se hodhi lëndë plasëse, në derën e një agjencie funerale, ditën e djeshme. 35-vjeçari, me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një borxhi të pashlyer, ky shtetas ka hedhur në derën e agjencisë funerale në pronësi të bashkëshortëve F. F. dhe A. F., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

()

Arena e Lajmit

VIDEO/ Me kapuç në kokë, ja momenti kur autori i vë flakën lëndës plasëse në agjencinë e funeralit në Shkodër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook