Prishtina dhuron show, triumf i madh ndaj Llapit

Prishtina arriti një fitore spektakolare në derbin e xhiros së katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke e mposhtur Llapin, me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kryeqytetasit treguan shpirt luftarak, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar një fitore të rëndësishme. Ndeshja filloi me dominim të Llapit, i cili kaloi i pari në epërsi në minutën e 33-të, përmes Ahmed Januzi, pas një asistimi nga Elvir Gashijani.

Por reagimi i Prishtinës nuk vonoi kur Leonat Vitija barazoi rezultatin në minutën e 45’+6’. Pjesa e dytë nisi sërish me Llapin në sulm. Në minutën e 56-të, Ilir Blakçori riktheu epërsinë për mysafirët, pas një aksioni të ndërtuar nga Elvir Gashijani dhe një pasimi të shkëlqyer nga Ahmed Januzi. Mirëpo, Prishtina nuk e humbi qetësinë dhe gjeti përgjigjen me një gol të mrekullueshëm nga Albin Krasniqi në minutën e 69-të, i cili goditi me saktësi nga distanca, duke barazuar për herë të dytë. Kulmi i ndeshjes erdhi në minutën e 77-të, kur Yoan Marc-Olivier shënoi golin e epërsisë për Prishtinën dhe të fitores. Tentimi i tij fillimisht u ndalua nga portieri Ilir Avdyli, por topi kishte kaluar vijën fatale dhe gjyqtari Genc Nuza sinjalizoi për gol, të cilin më pas e konfirmoi edhe përmes sistemit VAR. Kësisoj, Prishtina realizoi fitoren e dytë në këtë edicion dhe tashmë zë pozitën e dytë me 7 pikë.

Arena e Lajmit

Prishtina dhuron show, triumf i madh ndaj Llapit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook