Tentoi të abuzojë me të miturën, Gjykata e Korçës lë në burg 71-vjeçarin (Emri)

Gjykata e Korçës ka lënë në burg shtetasin Pëllumb Lamçe i cili 3 ditë më parë tentoi të abuzonte seksualisht me një të mitur.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se 71-vjeçari doli përpara togave të zeza rreth orës 11:00 për tu njohur me masën e sigurisë.

Sipas asaj që mësohet nga seanca e sotme prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg për veprën penale marrëdhënie seksuale me të mitur, mbetur në tentativë dhe gjykata e ka pranuar.

Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, 71-vjeçari ka shfaqur probleme në të folur. Fillimisht ka mohuar akuzat dhe më pas ka devijuar bisedën në një tjetër kënd (atë të pronave).

Nuk dihet nëse kjo është një lojë e Lamçes apo vërtet ky i fundit ka probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që edhe vetë avokati i vendosur kryesisht ka kërkuar një masë më të butë.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Tentoi të abuzojë me të miturën, Gjykata e Korçës lë në burg 71-vjeçarin (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook