Një shtetas shqiptar me inicialet H. H, është arrestuar nga Oficerët e Interpol në Podgoricë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasje të disa punonjësve të policisë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në qytetin Verlaine, Belgjikë.
I dyshuari ishte në kërkim nga Interpol Bruksel me qëllim të kryerjes së procedurës penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Liège. Për këtë vepër penale në Belgjikë është ai mund të dënohet deri në 20 vite burg.
“Personi është arrestuar për ekstradim me urdhër nga gjyqtari hetues dhe pritet shkëmbim informacioni ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Drejtësisë së Belgjikës”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Arena e Lajmit)