Tirana dhe Egnatia bëjnë paqe, Dinamo triumfon ndaj Elbasanit

Tirana dhe Egnatia ndajnë pikët në “Niko Dovana”, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Festa rrogozhinase u ndez në minutën e 16-të, ishte Zejnullai që dërgoi topin në rrjetë. Bardheblutë provuan të barazonin shifrat, Jonuzi tentoi në minutën e 28-të, por pa rezultat.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i duhuri për të besuarit e Bledi Shkëmbit. Jarmouni ndëshkoi Egnatian, në minutën e 49-të. Në minutën e 76-të, Vuthaj pati të mundësi ideale, por që nuk e shfrytëzoi si duhet. Në fund, të dyja skuadrat u detyruan të pajtoheshin me nga një pikë. Me këtë rezultat, skuadrat nga kryeqyteti regjistron 3 barazime dhe renditet në vendin e shtatë. Egnatia kryeson kampionatin, me 7 pikë.

Në sfidën tjetër, Dinamo mundi 2-1 Elbasanin (Itod, Bregu / Musta).

(J.S/)

Arena e Lajmit

Tirana dhe Egnatia bëjnë paqe, Dinamo triumfon ndaj Elbasanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook