Bledi Shkëmbi, numri një i pankinës së Tiranës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Egnatian.
“Gjendja e grupit është e mirë, gjithçka ka shkuar mirë gjatë javës, për fat të mirë nuk kemi pasur probleme, veç se ata që dihen, Përgjoni dhe Meta. Në përgjithësi skuadra është ok dhe shpresoj që të jenë në maksimum. Egnatia është kampione e Shqipërisë në fuqi edhe këtë vit e ka nisur mirë, ne jemi të qartë me kë skuadër luajmë, forcën e saj, kemi respekt për lojtarët dhe gjithçka që ka bërë vitet e fundit. Patjetër që mendojmë të bëjmë më të mirën, kemi përgatitur ndeshjen, shpresojmë të kemi edhe fatin”, tha Shkëmbi.