VIDEO/ Kane dhe Muller, Bayern kalon pa probleme Freiburg

Bayern kaloi pa probleme Freiburg. Bavarezët fituan 2-0 në shtëpi, në ndeshjen e luajtur pasditen e kësaj të premtje.  Harry Kane zhbllokoi ndeshjen në minutën e 38t-ë, ylli anglez shndërroi në gol një penallti. Ekipi i Kompani shkoi i qetë në dhomat e zhveshjes, me një gol në avantazh.

Për të gjetur golin e sigurisë, duhet të vinte minuta e 78-të. Muller shfrytëzoi në maksimum një asist te Gnabryt, duke dërguar topin në rrjetë.  Në fundin e ndeshjes, mysafirët patën shansin e artë për të ngushtuar shifrat, por Holer gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Bayern ka 6 pikë dhe aktualisht është në vendin e dytë. Freiburg gjendet në mesin e tabelës me 3 pikë. Ky takim ishte i fundit i kësaj xhiroje në Bundesligë.  Tani e kanë radhën ndeshjet e kombëtareve, me kampionatet që rikthehen në fushë pas dy javësh.

(VIDEO)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Kane dhe Muller, Bayern kalon pa probleme Freiburg

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook