“Vjedhje si kurrë në histori”/ Berisha: Balluku rriti 2.2 herë faturën për zgjerimin e Tiranë-Durrës. 250 mln € janë hequr menjanë për të blerë zgjedhjet!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj qeverisë, duke e cilësuar verën e këtij viti si një periudhë të paprecedent për Shqipërinë, e shënuar nga temperatura të larta dhe një shpërthim të kriminalitetit dhe korrupsionit.

Në një mesazh për simpatizantët e tij, Berisha theksoi se gjatë verës, mbi 60 qytetarë shqiptarë u vranë në rrugët e vendit nga klanet kriminale ose u vetëvranë në shtëpitë e tyre.

“Rendi ishte në duart e krimit,” tha Berisha, duke akuzuar qeverinë se ka marrë vendime që kanë çuar në vjedhje masive të fondeve publike.

Ai përmendi rritjen e kostove të projekteve infrastrukturore, përfshirë zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës dhe bypasit të Elbasanit, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe ministren Belinda Balluku për përvetësimin e qindra milionë eurove.

Në fund, Berisha denoncoi projektin e tunelit të Llogarasë, duke e quajtur atë “tunelin më të kushtueshëm të planetit,” dhe akuzoi qeverinë për korrupsion në lidhje me këtë projekt.

“Miqtë e mi, shtatori la prapa një verë e cila, siç ishte me temperaturat e papara më parë, ishte dhe me shpërthimin e botës së krimit, vjedhjeve si asnjë verë tjetër në histori.

Gjatë kësaj vere, mbi 60 qytetarë shqiptarë u vranë në rrugët e vendit nga klanet kriminale, ose vetvranë në banesat e tyre. Gjatë kësaj vere rendi ishte në duart e krimit. Gjatë kësaj vere qeveria mori vendime në të cilat vodhi haptas qindra e qindra milionë euro.

Të dashur miq, vetëm tre javë më parë në një vendim, dyshja famëzeze Rama-Balluku rritën me 2.2 herë faturën e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës, faturën e rikonstruksionit të rrugës Tiranë-Plepa. Rritën me 100% faturën e bypasit të Elbasanit.
Ndanë mënjanë për të blerë zgjedhjet, jo 10 apo 20, por mbi 250 mln euro, vetëm me një vendim që e morën në gusht, në piskun e vapës.

Të dashur miq, gushti filloi me zgjedhjet në Himarë. Ju jeni dëshmitarë se si nga zyrat i grabitën zgjedhjet, i ekzekutuan zgjedhjet pa u zhvilluar ato, ndërkohë narko-shteti iu rrënoi shqiptarëve turizmin, dhe kjo ishte vera e përmbysjes së turizmit, përfitimeve nga potenciali i madh turistik.

Kjo ishte vera e inagurimit të tunelit më të kushtueshëm të planetit, tunelit të Llogarasë. 65 mijë euro për frymë të cilën nuk e ndërton as shteti më i pasur në botë, por e ndërton hajduti i Gjipesë për pronat e tij dhe ryshfetet që ka marrë”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Vjedhje si kurrë në histori”/ Berisha: Balluku rriti 2.2 herë faturën për zgjerimin e Tiranë-Durrës. 250 mln € janë hequr menjanë për të blerë zgjedhjet!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook