“Xhevahiri” kuqezi, rritet vlera e Mario Mitaj, sa kushton tani mbrojtësi i kombëtares?

Mario Mitaj ra në sy vitet e fundit me paraqitjet e tij, teksa shkëlqeu jo vetëm me Kombëtaren, por edhe me skuadrën e Lokomotivës së Moskës në Rusi.  Vlera e mbrojtësit kuqezi është rritur ndjeshëm. Nëse para Europianit, anësori kushtonte 2 milionë euro, tani Mitaj vlen 3.5 milionë euro.

Në bazë të përformancave mjaft pozitive, 21-vjeçari tani kushton 1.5 milionë euro më shumë. Lokomotiva e Moskës deri më tani i ka rezistuar ofertave në drejtim të tij, por nuk mund ta bëjë diçka të tillë pafundësisht, pasi një ofertë e mirë do joshte Mitaj për t’u larguar nga Moska.

Pretendimet ekonomike të klubit ku aktivizohet futbollisti janë rritur dhe me interes të madh pritet të shihet si do shkojnë gjërat.

Mitaj ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën gjatë këtyre viteve, duke fituar kështu dashurinë e  tifozëve dhe një vend të rëndësishëm në ekip. Lojtari gjithashtu, është një nga më të mirët edhe te kombëtarja kuqezi.

Arena e Lajmit

“Xhevahiri” kuqezi, rritet vlera e Mario Mitaj, sa kushton tani mbrojtësi i kombëtares?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook