Çmimet e biletave të tifozëve për ndeshjet jashtë, UEFA merr vendimin historik

Vendim historik për UEFA-n . Siç është komunikuar nga organi më i lartë i futbollit në Europë,  është vendosur që të ulet çmimi maksimal i biletës për tifozët mysafirë në garat e klubeve për meshkuj ( Liga e Kampionëve,Europa dhe Liga e Konferencave ).

“Sot, UEFA njoftoi një ulje të çmimit maksimal të biletës që klubet vendase mund të kërkojnë nga tifozët vizitorë në tre garat e klubeve për meshkuj, një vendim që rithekson angazhimin e UEFA-s për ta bërë futbollin evropian më të aksesueshëm dhe të përballueshëm nga të gjithë” shkruhet në njoftim.

Duke filluar nga sezoni 2024/25, çmimi maksimal i biletës për tifozët jashtë do të jetë 60 euro në UEFA Champions League, 40 euro në UEFA Europa League dhe 20 euro në UEFA Conference League.

 

Arena e Lajmit

Çmimet e biletave të tifozëve për ndeshjet jashtë, UEFA merr vendimin historik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook