Dhunonte vazhdimisht bashkëshortin, përfundon në pranga 33-vjeçarja në kryeqytet

Një 33-vjeçare ka përfunduar në pranga nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35-vjeçar.

Sipas raportimeve të policisë, shtetasja E. S. dyshohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortit të saj.

Ngjarja më e fundit ka ndodhur më datë 31.08.2024, kur 33-vjeçarja kishte caktuar një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit. Në këtë vendtakim, dy persona të paidentifikuar, të cilët janë ende në kërkim nga policia kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit.

Si rezultat i këtij sulmi, 35-vjeçari ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spitalin e qytetit për kujdes mjekësor të menjëhershëm.

Arena e Lajmit

Dhunonte vazhdimisht bashkëshortin, përfundon në pranga 33-vjeçarja në kryeqytet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook