Dueli i parë në Ligën e Kombeve, rivalët e Shqipërisë humbasin një lojtar për dëmtim

Përfaqësuesja e Ukrainës ka nisur grumbullimin e saj për ndeshjet e Ligës së Kombeve me një mungesë. Rivalët e Shqipërisë në ndeshjen e parë në grup që luhet të shtunën më 7 shtator, nuk do të kenë në dispozicion mbrojtësin Denis Popov.

Popov mungoi në ndeshjen e kësaj fundjave të skuadrës së tij, Dinamo Kiev, pas disa problemeve në kurriz. Futbollisti është vendosur që të mos udhëtojë për t’u bashkuar me përfaqësuesen e Ukrainës dhe kësisoj do të jetë një emër më pak në dispozicion të trajnerit Rebrov për dy ndeshjet, fillimisht ndaj Shqipërisë e pastaj Çekisë.

Edhe Mykola Shaparenko ka shfaqur probleme fizike në këtë periudhë, por lojtari është grumbulluar me ekipin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Shqipërisë që do të luhet në Pragë.

Arena e Lajmit

Dueli i parë në Ligën e Kombeve, rivalët e Shqipërisë humbasin një lojtar për dëmtim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook