Eco Tirana nis aksionin e madh të pastrimit jashtë qendrës së Tiranës, Veliaj: Tranzicioni nga privati te bashkia, u sabotua nga politika e pisllëkut

Nga sot pastrimi në të gjitha zonat jashtë qendrës së Tiranës do të kryhen nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar aksionin që ka nisur përgjatë fundjavës nga Eco Tirana, edhe në zonat që deri dje ishin në administrim nga kompanitë private.

Veliaj shprehet se përgjatë kësaj kohe, tranzicioni nga private te bashkia është sabotuar nga politika e pisllëkut dhe zhulit, por thekson se në ditët e ardhshme bashkia do të marrë nën kontroll nga private të gjitha pikat e Tiranës.

“Këtë fundjavë, Eco Tirana ka nisur një aksion të madh pastrimi në të gjitha zonat jashtë qendrës, që deri dje ishin në administrim të kompanive private. Nga sot, pastrimi do të kryhet nga Bashkia e Tiranës , nëpërmjet Eco Tiranës.

Tranzicioni nga privati te bashkia i këtyre zonave u sabotua me mbështetje nga politika e pisllëkut dhe zhulit! Por, si gjithnjë, asnjë hap pas, asnjë dorëzim para banalitetit! Bashkia do të marrë në kontroll nga privati TË GJITHA pikat e Tiranës në ditët e ardhshme! Forca”, shkruan Veliaj!

Arena e Lajmit

Eco Tirana nis aksionin e madh të pastrimit jashtë qendrës së Tiranës, Veliaj: Tranzicioni nga privati te bashkia, u sabotua nga politika e pisllëkut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook