Bremer, mbrojtësi i Juventusit, foli për Rai Sport pas barazimit 0-0 në shtëpi kundër Romës. Bremer u shpreh se ekipi dha maksimumin, por në fund nuk ia doli dot të merrte 3 pikët.
“Ne donim të fitonim, por në fund ishte një shumë e ekuilibruar. Ishte e rëndësishme të mos pësonim gol, por duhet të punojmë më shumë në fazën sulmuese për të fituar ndeshjen tjetër” – tha ai.