Konferenca e Kryetareve, Bardhi: Mandati i Xhaçkës, pa vonesa në Kushtetuese! Ja kërkesa që lidhet me fondet e IPARD-it

Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ka kërkuar që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi ligje si iniciative e deputeteve te cilat kanë nga tri vite ne sirtare. Shpresoj shume qe te futen me prioritet ne  kalendare per tu shqyrtuar. Janë propozime të rendesishme qe vijne nga opozita.

Gjitjashtu dua te theksoj problemin e zvarritjes se mandatit te Olta Xhackes. Shpresoj shume dhe ju bej thirrje te vazhdohet pa humbur kohe qe kjo ceshtje te shkoje ne Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin  e Legjislacionit edhe deputet e PS, rane dakord qe mocioni ti percillet Gjykates, dhe shpresoj qe ne seancen e 12 shtatorit kjo te ndodh.

Kam edhe nje çeshtje te rendesishme qe lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kerkuat qe debati per kete çeshtje dhe ngritja e nje komisioni parlamentar per te adresuar problematikat, te ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, keshtu qe ju kerkoj qe kete çeshtje ta kemi prioritet edhe si nje instrument per te zhbllokuar fondet e BE per fermeret. Fonde qe mbajen te bllokura per shkak te korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”, shprehet Bardhi.

 

 

Arena e Lajmit

Konferenca e Kryetareve, Bardhi: Mandati i Xhaçkës, pa vonesa në Kushtetuese! Ja kërkesa që lidhet me fondet e IPARD-it

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook