Mandati i Xhaçkës/ Alibeaj: Çështje që duhet çuar në Kushtetuese. Jemi në krizë kushtetuese

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se mandati i Xhaçkës duhet dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Alibeaj tha se Rama e mbrojti Xhaçkën dy herë. Ai tha se ndodhemi në një krizë kushtetuese.

“Mandati i Olta Xhaçkës është një çështje që duhet të çohet në Kushtetuese. Nëse ka dyshime që një deputet përfiton jashtëligjshëm, duhet të shkojë çështja në Gjykatën Kushtetuese. Rama e mbrojti dy herë Xhaçkën. Deputetët e Ramës, me urdhër të Ramës, votuan në shkelje të Kushtetutës dhe kjo është krizë kushtetuese.

Nëse ka krizë kushtetuese, dikush duhet ta mbajë faturën dhe ky është Rama dhe deputetët e PS. Nuk e di se çfarë do ndodhë në seancë për mandatin e Xhaçkës. Ka një krizë kushtetuese dhe kjo duhet të ishte kauzë e opozitës, nëse lufta e opozitës do ishte e vërtetë”, tha Alibeaj.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Mandati i Xhaçkës/ Alibeaj: Çështje që duhet çuar në Kushtetuese. Jemi në krizë kushtetuese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook