“Nuk duhet ketë asnjë kthim mbrapa”/ Sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në komisionet e posaçme

Kryetarja e parlamentit, Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën gjatë hapjes së sesionit të ri parlamentar sot në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj ajo është shprehur se duhet bashkëpnim mes të gjitha institucioneve e kolegëve për rritjen e besimit të qytetarëve.

Ajo ftoi opozitën të marrë pjesë në komisionet e posaçme parlamentare. Duke iu drejtuar opozitës, Spiropali theksoi se duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe së bashku të bëjnë më të mirën për interesat e qytetarëve.

Spiropali:

’Do të vijojnë punën dy komisionet e posaçme, qëllimi i të cilëve është avancimi i reformave, në mënyrë që të mos ketë asnjë kthim mbrapa.

Mbështetja dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura dhe i pavarësisë së degëve të qeverisjes, që ato të rrisin përgjegjshmërinë dhe transparencën para vendit dhe qytetarëve.

Pozitive të bashkëpunojmë për komisionet hetimore, sepse bashkarisht duhet të zbulojmë gabimet e punës së institucioneve dhe të nxjerrim përgjegjësitë.

Opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në këto komisione të posaçme.

Të provojmë se jemi ligjvënës të denjë, bashkëndërtues të institucioneve dhe bashkëmbrojtës të vlerave demokratike

Të shndërrojmë Kuvendin në një hapësirë lirie, por edhe në arenën e një ushtrimi të vështirë përgjegjësie dhe përgjegjshmërie

Shqyrtimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë një ndër prioritetet e Kuvendit gjatë këtij sesioni.

Rritja e përgjegjshmërisë, produktivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit përpara qytetarëve do të jenë prioritet i Kuvendit edhe gjatë këtij sesioni.

Mbikëqyrja dhe kontrolli parlamentar, sidomos nga opozita, do të jenë një prioritet i Kuvendit’’, tha Spiropali.

()

Arena e Lajmit

“Nuk duhet ketë asnjë kthim mbrapa”/ Sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Opozita të marrë vendin dhe përgjegjësitë e saj në komisionet e posaçme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook