Orgesa Zaimi tregon momentin e vështirë, ndan lajmin e mirë me ndjekësit

Momentet e vështira që përjetojmë shpeshherë lidhen me njerëzit tanë më të afërt e të dashur. Këngëtarja Orgesa Zaimi ka ndarë një eksperiencë të tillë me ndjekësit e saj.

Përgjatë këtyre ditëve, ajo ka ndarë shpesh postime nga spitali ku ka qenë pranë të atit, por pa bërë asgjë të qartë.

Mesa duket në postimin e fundit, gjendja e tij ka qenë paksa delikate duke shqetësuar të gjithë familjen që ka kaluar një moment të vështirë.

Por duke qenë se pas shiut del ylberi, kështu ka ndodhur edhe me babain e Orgesës pasi fatmirësisht gjithçka ka mbetur pas.

“Ka qenë një javë e vështirë për familjen time por me besimin e plotë në Zot dhe me ndihmën e jashtëzakonshme të doktor Arben Beqirit dhe gjithë stafit të QSUT, babi ia doli. Faleminderit!” – shkruan Orgesa.

Orgesa Zaimi tregon momentin e vështirë, ndan lajmin e mirë me ndjekësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook