Policia e Fierit bën bilancin/ 38 Arrestime dhe 8221 ndëshkime në gusht për shkelje të rregullave të qarkullimit

Policia Rrugore e Fierit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e aksidenteve rrugore në të gjithë qarkun gjatë muajit gusht 2024, me qëllim përmirësimin e sigurisë në rrugë. Gjatë këtij muaji, janë arrestuar 38 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Nga këto arrestime, 9 janë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa 29 janë për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Kontrolli i shtuar dhe përdorimi i dronëve për monitorim kanë kontribuar në parandalimin e incidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në akset kryesore, si dhe në lehtësimin e qarkullimit gjatë periudhave me fluks të lartë në qytet.

Në total, gjatë muajit gusht, janë ndëshkuar administrativisht 8221 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit, të ndara si më poshtë:

  • 4540 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara;
  • 567 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;
  • 978 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
  • 228 drejtues mjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
  • 436 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;
  • 160 drejtues mjetesh për parkim të gabuar;
  • 25 drejtues mjetesh për drejtim në gjendje të dehur;
  • 1282 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Arena e Lajmit

Policia e Fierit bën bilancin/ 38 Arrestime dhe 8221 ndëshkime në gusht për shkelje të rregullave të qarkullimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook