“Protestuesit e Thumanës thërrasin ‘Duam hyrje-dalje..’”, gazetari: Fajësojnë Belinda Ballukun për ndryshim projekti, duan të hyjnë në parlament

Protestues të shumtë nga Thumana, Kruja e Fushë Kruja kanë protestuar përpara parlamentit, me moton “Duam hyrje-dalje në rrugë”.

Gazetari Osman Stafa raporton për Arena e Lajmit se banorët fajësojnë zv kryeministren Belinda Ballukun se ka ndryshuar projektin e autostradës Thumanë-Kashar, pasi kjo rrugë fillimisht ishte parashikuar që të kishte hyrje-dalje. Protestuesit tentojnë të hyjnë në parlament, që të takojnë zv kryeministren Belinda Balluku.

Osman Stafa: Ka nisur protesta e banorëve të Thumanës në Kuvend, duke kërkuar që zonat e Krujës, Fushë Krujës dhe të Thumanës, të kenë hyrje-dalje në autostradë. Ata duan hyrje-dalje me qëllim fuqizimin e bizneseve të tyre. Qytetarët kërkojnë që bizneset e tyre të jenë të aksesueshme. Ata kërkojnë të drejtën e tyre për të lëvizur lirshëm. Ata kanë kallëzuar në SPAK zv kryeministren, Belinda Ballukun, duke e bërë atë përgjegjëse për mosmbajtjen e premtimit, pasi banorët thonë se projekti fillimisht ka qenë me hyrje-dalje, ndërsa më pas projekti ka ndryshuar. Kur në parlament kanë kaluar deputetë të PS, protestuesit kanë thirrur “Duam rrugë”. Protestuesit kërkojnë të futen në parlament, të takojnë deputetët. Por, policët kanë rrethuar me kordonë Kuvendin.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Protestuesit e Thumanës thërrasin ‘Duam hyrje-dalje..’”, gazetari: Fajësojnë Belinda Ballukun për ndryshim projekti, duan të hyjnë në parlament

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook