Raporti i AKM: Ajri i ndotur kalon normën në Tiranë, Korçë dhe Elbasan

Banorët e disa prej qyteteve kryesore në vend thithin ajër të ndotur. Ndotja konfirmohet nga raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), e cila ka publikuar të dhënat për cilësinë e ajrit për vitin 2023, pas vitesh mungesë të të dhënave dhe dështimit për t’i matur ato. Tirana, Korça dhe Elbasani janë qytetet më problematike, sipas raportit, ndërsa monitorimi është kryer në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Fier dhe Korçë.

“Vlerësohet se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara (Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Shkodër), nuk është e një niveli shumë të mirë”, – thotë raporti.

Monitorimi i ajrit është realizuar në 9 stacione monitorimi, nga të cilët katër prej tyre janë në kryeqytet. Të dhënat e monitorimit tregojnë se ka një tejkalim të normës ditore të PM10 në stacionet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, dhe në 3 stacionet e kryeqytetit që janë: Tirana ASHR, Tirana AKM dhe pika tek Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për të gjithë periudhën.

“Kjo ndotje shkaktohet kryesisht nga shkarkimet e automjeteve në rrugët me trafik të rënduar, pasi janë stacione trafiku dhe numri i automjeteve që qarkullojnë është shumë i madh”, – thuhet në raportin e AKM.

Një tregues i rëndësishëm i ndotjes së ajrit nga pluhurat është numri i ditëve që tejkalojnë normën ditore të PM10, ku numri i ditëve të lejuara në vit është 35. Korça ka numrin më të lartë të ditëve që tejkalojnë normën e lejuar me 60 ditë, ndërsa në Tiranë kjo normë tejkalohet me 58 ditë.

Dyoksidi i Azotit (NO₂) dhe monoksidi i azotit (NO) janë të dy okside azoti dhe të dy së bashku referohen si (NOx). Transporti rrugor është burimi kryesor i kësaj ndotjeje, i ndjekur nga sektori i industrisë.

Një nivel i lartë i pranisë së NO2 dhe NO mund të shkaktojë inflamacion në rrugët e frymëmarrjes dhe problem në funksionimin e mushkërive.  Tirana shfaqet më problematike sa i përket pranisë së tyre pothuajse gjysmën e vitit. Faktori kryesor është trafiku, i cili theksohet dhe në raport.  Edhe Elbasani renditet ndër qytetet më të ndotura, ku sipas monitorimit ka prani të lartë të monoksidit të karbonit (CO).

Krahasuar me normën 8 orare të BE, kjo normë tejkalohet në stacionin e Elbasanit dhe të Korçës vetëm në muajt e dimrit. Duke analizuar faktorët kryesorë që ndikojnë në ndotjen e ajri, raporti renditet ne krye të listës si buime ndotëse tranportin, industrinë dhe sektorin e ndërtimit. “Në zonat e ndërtimit, përveç aktiviteteve ndërtimore, një kontribues i rëndësishëm mund të jetë edhe trafiku, rrugët dhe zonat e pasistemuara, si dhe më së shumti qëndrimi pezull i grimcave të ngurta”, thuhet në raport.

Mbetjet urbane duket të jenë kthyer në një shqetësim të madh edhe për ndotjen e ajrit. Raporti nënvizon se djegia e pakontrolluar e mbetjeve shtëpiake përbën një burim të rëndësishëm të emetimit të pluhurave. “Ka disa landfille sanitare dhe asnjë impiant për incenerimin (djegien) e mbetjeve shtëpiake në Shqipëri. Mbetjet ruhen në vendgrumbullime dhe sasia e tyre reduktohet nëpërmjet zjarreve të pakontrolluara që shkaktojnë probleme”, thekson raporti./Citizens.al

Arena e Lajmit

Raporti i AKM: Ajri i ndotur kalon normën në Tiranë, Korçë dhe Elbasan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook