Shuhet muzikanti ikonik i Lezhës, Agim Velaj

Është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare ikona e artit dhe kulturës lezhjane Agim Velaj, kompozitorm studiues, krijues si dhe themelues i ansamblit ‘’Çiftelia’’. Gazetari Gjergj Marku ka ndarë lajmin duke theksuar se gjatë katër dekadave deri sa doli në pension, Agim Velaj iu përkushtua me shpirt dhe shumë punë, dashuri dhe pasion afirmimit të Lezhës si një trevë përle kulture ku arti do të arrinte majat më të larta.

“Agim Velaj ishte nga ata njerëz që tejkalojnë vitet e jetës për të mbetur kujtesë e kohës dhe pasuri e kulturës së një populli, shkruante para një viti Suela Bala kur z.Velaj do të nderohej me titullin “Qytetar Nderi” i Lezhës, qytetit që e do dhe e nderon si babain e muzikës së kultivuar lezhjane”.

“Bashkë me Aleksandër Banushin dhe Loro Gjeçin, ai është pionier në krijimin e të parit ansambël folklorik kombëtar- Ansamblit Çiftelia në vitin 1966. Falë formimit të gjithëanshëm kulturor e muzikor, përvojës si udhëheqës artistik ndër vite i këtij ansambli, ka sjellë në Lezhe disa here çmime të para nga festivalet kombëtare të Gjirokastrës. Nxënësit e tij vazhdojnë sot të mbajnë gjallë dhe t’i japin vende nderi Lezhës“, shkruan Marku.

Ai sjell në vëmendje se si kompozitor Agim Velaj është autor i operetës “Bardha” Fituese e çmimit të dytë Vlorë 1969, si dhe i operetës “Kudo i pari”. Ka kompozuar; valle, suite-vallesh, këngë për fëmije, pjese per instrumenta popullore, balet me nje akt, si dhe i kenges se kultivuar.

“Agim Velaj është transkiptues i mbi 500 këngëve dhe mbledhës i 10.000 vargjeve. Është meritë e padiskutueshme e tij qemtimi i të gjithë materialit folklorik ku përfshihen; këngë të vjetra folklorike te 5 trevave te Lezhes te transkiptuara me nota duke ruajtur origjinalitetin si ne melodi edhe ne tekst si dhe valle te kenduara dhe shume melodi orkestrale. Me shume durim e perkushtim ai ka lene deshmi te arkivuara te mbi 500 artisteve te zhanreve te ndryshme qe kane performuar per 50 vjet art dhe kulture në rrethin e Lezhes.

Edhe në vitet e moshës së kaluar vazhdonte të punonte pa pushim, duke bere gati per botim nje tjeter enciklopedi muzikore me perla te trevave te ndryshme muzikore shqiptare, ndersa ka botuar ‘’Kange popullore Shkodrane’’ dhe “Nje karajfil bjen mbi kitare’’, si deshmi e dokumentuar me tekste, dhe partitura e visarit muzikor shqiptar.

Ai është dekoruar me urdhrin Naim Frasheri, ne mes dashurise dhe vleresimit qe publiku ushqeu per dekada te tera per muzikologun e permasave kombetare Agim Velaj. Personalisht si drejtues i kultures ne Mirdite pata fatin te bashkepunonim per Festfolkun e Gjirokastres 2009, ne perberje te grupit te Qarkut Lezhe, duke pare nga afer cilesite profesionale dhe njerezore te nje personaliteti te rralle)“, shkruan Gjergj Marku.

()

Arena e Lajmit

Shuhet muzikanti ikonik i Lezhës, Agim Velaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook