Tirana pa stadium, drejtori Ibraimi: Do të rikthehemi në “Air Albania”

Agim Ibraimi, drejtori i Tiranës analizoi bardheblutë në mbyllje të merkatos. Sipas tij gjërat do të jenë më mirë në javët në vazhdim, ndërsa zbuloi të tjera prapaskena për merkaton e bardhebluve.

“Si çdo nisje ka problematikat e veta. Gjatë rrugës kemi krijuar një identitet të ri në të cilën duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi treguar në fushë. Por, klubet e mëdha si Tirana nuk kënaqen me kaq. Na duhen pikë, jo vetëm loja e mirë. Na janë ofruar shumë lojtarë, por me analizat e bëra duhet të merreshin vendime më të rrepta në kuadër të lojtarëve që kemi. Ata që na janë ofruar nuk ishin në lartësinë e Tiranës.

Gjumsi dhe Prengaj? Ne mundohemi t’u implementojmë lojtarëve mentalitetin. Nëse ata funksionojnë do të jetë më mirë për ekipin. Nëse rrinë në neglizhencë nuk do të kesh sukses. Duke sakrifikuar, Zoti nuk ja ha hakun askujt”, tha në fillim ai.

Drejtori foli edhe për kthimin në “Air Albania” të skuadrës bardheblu. “Kur rikthehemi në kryeqytet? Kishim një marrëveshje për t’u bërë ndeshja në Air Albania, por Kombëtarja bëri që të shkojnë jashtë. Në ndeshjet e ardhshme do të bëjmë një marrëveshje e do të rikthehemi në Tiranë”, vazhdoi ai.

Ibraimi tha se meraku i vetëm në jetë ishte që la futbollin para kohe. “Nëse do të kisha frikë nuk do ta merrja përsipër këtë punë. Me merak kam vetëm veten time që kam lënë herët futbollin. Nuk më pëlqen zona e rehatisë”, mbylli Agim Ibraimi.

Arena e Lajmit

Tirana pa stadium, drejtori Ibraimi: Do të rikthehemi në “Air Albania”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook