Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, Ëngjëll Ucaj gjendet i vetëvarur në burgun e Peqinit

Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk arriti t’ia dalë.

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.

Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Arena e Lajmit

Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, Ëngjëll Ucaj gjendet i vetëvarur në burgun e Peqinit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook