Analiza e Capellos: Milan me probleme, Interi i fortë, Motta po ndryshon Juven

Fabio Capello, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka analizuar skuadrat e mëdha në Serie A.

Juventusi: “Në dy ndeshjet e para gjithçka dukej kaq e lehtë, por kundër Romës skuadra bardhezi bëri një hap prapa. Të fitosh ndeshje të këtij lloji është gjithçka, nëse dëshiron të luftosh për titullin. Pushimi prej kombëtareve do të jetë thelbësor për Thiago Motta. Lojtarët e rinj duhet të integrohen gradualisht. Në fund të fundit, mendoj se në këto tri ndeshjet e para, Motta ka treguar diçka ndryshe. Tani është momenti i emrave të mëdhenj për ta marrë për dore Juventusin, edhe i atyre të ardhur në merkaton e kësaj vere”.

Milani: “Ka disa probleme, disa lojtarë nuk po performojnë siç duhet. Fonseca duhet të punojë në fazën e mbrojtjes. Nuk më pëlqeu qëndrimi i Leao dhe Theo Hernandez në ndeshjen e fundit. Mungesa e respektit ndaj shokëve të skuadrës është e patolerueshme, edhe pse mund të ishin të inatosur nga ulja në pankinë”.

Interi: “Fitorja 4-0 kundër Atalantës ishte një shfaqje e jashtëzakonshme force. Po flasim për një ekip që dëshiron të përmirësohet, manifesti i asaj që po them mbetet Barella. Eurogoli ishte i jashtëzakonshëm, por edhe një herë doli në pah dëshira e tij për të fituar”.

Arena e Lajmit

Analiza e Capellos: Milan me probleme, Interi i fortë, Motta po ndryshon Juven

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook