“Autori ndoqi lëvizjet e të plagosurve”, gazetari: Dyshohet se kemi të bëjmë me atentat. Autori u largua me motor

Gazetari Igli Celmeta, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News 24 tha se autori i ngjarjes në Don Bosko, dyshohet se ka ndjekur lëvizjet e dy të plagosurve.

Gazetari tha se policia dyshon se kemi të bëjmë me atentat. Autori i dyshuar kishte veshur një kapele. Ai, pasi ka qëlluar në drejtim të dy personave, ka ecur fillimisht në këmbë, ndërsa më pas ka hipur në një motor.

“Një nga të plagosurit ka marrë plumb në këmbë dhe tjetri në shpatull. Është identifikuar një person me kapele, që iu afrohet Kastriot Elezit dhe Ronaldo Metushit. Autori afrohet pranë tyre dhe i qëllon të dy. Autori është larguar me motor. Dyshohet për një atentat. Policia dyshon se autori ka monitoruar lëvizjet e të plagosurve.

Ngjarja është e paramenduar. Një nga të plagosurit është me precedent penal, po hetohen konfliktet që mund të kenë pasur të plagosurit më parë. Një të plagosurit paraqitet në gjendje të mirë, tjetri është në kurim, janë në gjendje stabile, por nuk mund të themi nëse një nga të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën”, tha gazetari Celmeta.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Autori ndoqi lëvizjet e të plagosurve”, gazetari: Dyshohet se kemi të bëjmë me atentat. Autori u largua me motor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook